Shkon në tre numri i viktimave ga aksidenti që ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatiti Varibob. Përveç çiftit të të moshuarve konstatohet edhe një tjetër viktimë. Identetitetet e të treve janë ende të pa identifikuara.
Sipas informacioneve paraprake dy viktimat janë një çift të moshuarish dhe një vajzë.
Informacioni i policise
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


