Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku humbën jetën 4 persona.
Mësohet se aksidenti është regjistruar teksa çifti Begaj po shkonin për të festuar së bashku me çiftin Meta lindjen e nipit të tyre. Lavdosh dhe Lefteri Begaj ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe mbrëmjen e së dielës po shkonin të festonin lindjen e nipit.
62-vjeçari Lavdosh Begaj po drejtonte makinën “Toyota” ku pasagjerë kishte bashkëshorten, Lefterien si dhe krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar. Nga përplasja e makinave humbi jetën çifti i Begajve, Afërdita Meta e cila ishtë nëna e Jani Metës dhe shoferi i Benzit Riza Rrapaj.
Aksidentit arritën ti shpëtonin çifti Jani dhe Lavdie Meta të cilët janë shtruar në spitalin e Traumës. Raportohet se vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës dhe ishin bërë prindër për herë të parë dhe kishin organizuar një festë në një lokal në Tepelenë. Ndaj dy çiftet, krushqi me njeri-tjetrin ishin nisur së bashku në një makinë për tek restoranti ku do organizohej darka.