Një aksident me pasojë plagosjen e 7 personave ka ndodhur në fshatin Rrenc të Shkodrës. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Me dy automjetet ka qenë duke udhëtuar familja Ndreka ndërsa në mjetin tjetër ishin tre persona.
Mësohet se 17-vjeçarja Lorena Ndreka dhe Kristiano Vaso, 24 vjeç janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti. I fundit që është nxjerrë nga zjarrfikësit ka qenë shtetasi Viktor Ndreka.
Sipas burimeve ai ka fraktura të rënda në gjymtyrët e poshtme të trupit por komunikon dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ashtu si vajza 17-vjeçare Lorena Ndreka dhe 24-vjeçari Kristian Vaso edhe Viktor Ndreka pritet të dërgohet drejt Tiranës.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Aksidenti në Shkodër, zjarrfikësit ‘luftë’ për të nxjerrë shoferin. Shihni si janë bërë makinat
Aksidenti në Shkodër, zjarrfikësit ‘luftë’ për të nxjerrë shoferin. Shihni si janë bërë makinat. Video: Senad Nikshiqi
Gepostet von BalkanWeb am Sonntag, 24. Juni 2018


