Policia e Librazhdit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë.
Sipas policisë, vdekja e 57-vjeçarit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së masivit të mineralit.
Librazhd / Informacion paraprak
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


