Një prej drejtuesve të mjeteve të një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi me iniciale P.H., 45 vjeç drejtues i mjetit Opel është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku mësohet se ka pësuar dëmtime në mushkëri.
Ai po udhëtonte në makinë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Ndërsa një nga vajzat ka shfaqur probleme si pasojë e goditjes së fortë nga përplasja.
Edhe pasi i është nënshtruar skanerit mjekët kanë vendosur ta mbajnë në terapi intensive në Elbasan.
Aksidenti në aksin Elbasan Peqin – Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme (12 korrik) në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Përparim.
Dy makina tip “BMË” dhe “Opel” u përplasën me njëra tjetrën ku njëra përfundoi e përmbysur.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën” – njoftoi policia.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrëfikëse.