• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI NË DURRËS/ Zbulohet telefonata e fundit e Elenës pasi u kthye nga Porti i Durrësit dhe biletat e udhëtimit (FOTO)
Home
Sociale

AKSIDENTI NË DURRËS/ Zbulohet telefonata e fundit e Elenës pasi u kthye nga Porti i Durrësit dhe biletat e udhëtimit (FOTO)

23 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Report Tv zbardh detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe taksisti Bujar Agalliu. 23-vjeçarja ka pritur rreth 60 minuta në Portin e Durrësit, pasi është kthyer nga polici kufitar, në përpjekje për të hipur në traget. Report Tv zbulon se e reja ka hyrë në Portin e Durrësit në orën 19:57, ndërsa kryer check-imin në orën 20:12 dhe ka pritur në radhë për kontroll, ndërsa trageti do nisej në orën 22:00. Gjithashtu, Report Tv ka siguruar edhe biletën e udhëtimi që kishte prerë Elena Avdillari për në Bari.


(Check-imi i kryer në Portin e Durrësit nga Elena Avdillari)

(Bileta e udhëtimit për në Bari)

Në momentin kur do t’i nënshtrohej kontrollit në terminal, Elena Avdillari kthehet nga polici kufitar. Gjatë kësaj pritje në terminal, ajo ka telefonuar vëllain e saj në Tiranë, të cilit mësohet se i ka rrëfyer atë që i kishte ngjarë në Portin e Durrësit. Ajo ka pritur rreth një orë në Port me shpresë se do hipte në traget për të udhëtuar në drejtim të Barit, për ku edhe kishte prerë biletën.

Pasi nuk ia del të kalojë në Port, e reja merr taksinë me drejtues Bujar Agalliun me të cilin niset në drejtim të Tiranës rreth orës 22:00, dhe në orën 22:46 minuta ka ndodhur aksidenti me vdekje në Maminas, pasi taksia u godit nga pas nga një “Benz” me drejtues Fatjon Zhaborjen, 32-vjeç, dhe për rrjedhojë u përplas me bordurat e një pike karburanti. I vëllai i viktimës nuk është marrë ende në pyetje nga grupi hetimor për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, ndërsa pritet të pyetjet orët në vijim.

Një burim pranë policisë ka thënë për Report Tv se Elena Avdillarit i ishte refuzuar kalimi drejt Italisë edhe dy herë të tjera gjatë muajit janar të këtij viti, në datat 5-10 janar, pasi ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Rinasit. Shkak për refuzimit e udhëtimit drejt Italisë janë bërë hyrje-daljet e saj gjatë vitit 2017-ë në Itali, plot 12 herë. Kjo ka ngjallur dyshime te autoritetet italiane të cilët i kanë kërkuar homologëve shqiptarë të verifikojnë aktivitetin e të resë, për shkak se kishte shelur afatet e Shengen dhe Policia Italiane ka sjellë një document për dyshimet e hyrjes së Avdillarit në Itali. Për këto arsye, policia kufitare ka kthyer 23-vjeçaren në Portin e Durrësit mbrëmjen 21 shkurtit.
Benzi me 140 km/h, Policia po e heton ngjarjen si aksident
Policia ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Prokurori dosjen e aksidentit. Burime nga grupi hetimor e kanë klasifikuar aksidentale ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari taksisti Bujar Agalliu. Policia ka kontrolluar sistemin TIMS, por edhe kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit dhe 23-vjeçarja nuk ka patur njohje me Fatjon Zhaborjën. Edhe me Dardan Gjekën Avdillari nuk rezultoi të kishte njohje.

Nisur nga ky fakt, policia e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale dhe shkak për përplasjen shpejtësinë e lartë, më shumë se 140 km në orë e makinës “Benz”, mungesa e ndriccimit, por edhe lagështira në rruga. Dyshohet që në automjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, Fatjon Zhaborja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WOW çfarë ndikimi! Kylie Jenner i prish shumë punë SnapChat-it, do të habiteni përse (FOTO)
Previous article Rozana për fustanin e Dua Lipës: E kemi veshur para një viti... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT