Vajza që shihni në foto është Elena Abdillari, 23-vjeçarja që humbi jetën pas një aksidenti tragjik gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident mbeti i vdekur edhe 62-vjeçari Bujar Agalliu, taksisti me të cilin udhëtonte e reja.
“BalkanWeb” mëson se Abdillari ishte nisur për në Itali, pasi në çantën e saj u gjet një biletë Durrës-Bari, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta Elena ishte kthyer drejt Tiranës.
Viktima nuk ishte paraqitur madje as në sportelin e portit të Durrësit për të bërë verifikimet, ndërsa aty ka marrë një taksi dhe është nisur për në Tiranë. 23-vjeçarja thuhet se ishte e martuar dhe se jetonte në zonën e Kombinatit.



