Policia e Matit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Burrel, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë.
Sipas policisë, të plagosur mbetën dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Mat / Informacion paraprak
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


