• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI NË AUTOSTRADË/ Vdesin dy të rinj, ranë në humnerë. Ndalohen 3 shoferë autobusi
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI NË AUTOSTRADË/ Vdesin dy të rinj, ranë në humnerë. Ndalohen 3 shoferë autobusi

29 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Dy personat, Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, humben jeten në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se të rinjtë vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Për humbjen e dy jetëve, me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Detaje se ku saktësisht ndodhi fatkeqësia:

“Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta  përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël  në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona  duke kaluar mbi  urën me nr. 11 në autostradë  duke kaluar  nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se në momentin që viktimat kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe kanë tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Për pesë muaj në Kosovë (janar-maj 2019), në aksidente të rënda trafiku në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve kanë vdekur 35 persona. Nga 5217 aksidente sa ndodhën në total gjatë kësaj kohe, janë lënduar 3569 persona, raporton Gazeta Express.

Mijëra aksidente ndodhën gjysmën e parë të 2019-ës. Sa i përket aksidenteve me fatalitet ka më pakl viktima këtë vit krahasur me pesë mujorin e parë të 2018-ës. Vjet për pesë muaj vdiqën në komunikacion 42 persona, këtë vit 35, apo 7 më pak, tha policia në statistikat dhënë Gazetës Express.

Për shkelësit e rregullave të komunikacionit policia ka shqiptuar mbi 170.300 mijë tiketa trafiku.

Në statistikat e Policisë së Kosovë, bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-maj 2019 kanë ndodhur 29 aksidente fatale në të cilat jetën e kanë humbur 35 persona. 1924 aksidente me lënime, në të cilat lëndime trupore kanë pësuar 3569 persona dhe 3264 aksidente me dëme materiale.

“Në total kanë ndodhur 5217 aksidente”, tha policia për Gazetën Express.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTET NË KONKURRENCË ME "ZIKALTËRIT"/ Roma në garë me Interin për talentin e ri...
Previous article REPERJA THUMBON KEQ KOLEGËT/ Mozzik postoi këtë FOTO, por me siguri s'keni parë reagimin e Loredanës!

enxhi.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT