Nje dite pas aksidentit tragjik ne aksin Peqin-Rrogozhine, ku mbeti e vdekur ne vend nje grua dhe u plagosen disa te tjere, policia njofton se ka vene ne pranga drejtuesin e mjetit qe dyshohet se shkaktoi perplasjen fatale.
Sipas policise, ne pranga eshte vene F.H.,27 vjeç, banues në Korçë. “Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”-njofton polciia.
Njoftimi per arrestimin
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur me datë 03.05.2019 në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialisët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u bë arrestimi i shtetasit:
F.H.,27 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ngjarja
Një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë, që ndodhi paraditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në vendin e quajtur “Kryqëzimi e Gjoçajt”.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë një 65-vjeçare me banim në Korçë ka humbur jetën, ndërsa pesë persona janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Peqinit.
Sipas Policisë, viktima e këtij aksidenti është 65-vjeçarja Fatime Braho, ndërkohë edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Braho, është transportuar për në spitalin e Elbasanit. Sakaq, të aksidentuar nga përplasja e mjeteve janë edhe Ismail Hoxhallari, Kamber Beqiri, Florant Hoxhallari dhe Kristian Hoxhallari.
Çifti Braho po kthehej nga një gëzim familjar në momentin që mjeti, me të cilin udhëtonin, është përfshirë në një aksident. Burime nga Policia thanë se paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë mjeti tip “Toyota”, që drejtohej nga bashkëshorti i viktimës. Të njëjtat burime thanë se ky mjet ka bërë parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, që drejtohej nga Gazmend Beqiri.
Policia raporton se sapo ka marrë informacion, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me tri autoambulanca nga Peqini, Rrogozhina dhe Elbasani që bënë të mundur transportin e të aksidentuarve për në spital. Po sipas Policisë, përplasja ka qenë e rëndë, pasi të dyja mjetet kanë qenë edhe me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit me pasojë vdekje.



