Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit mbrëmjen e së enjtes së 14 janarit.
Në videon e publikuar në “Report Tv”, shihet se si makina tip Citroen futet në parakalim me një makinë ngjyrë të zezë, e cila nuk i hap krahun ështuar gazin.
Në korsinë tjetër vinte kamioni, me përplasjen që rezultoi fatale për Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj. Vogëlushja ndodhet në gjendje kritike.
Ndërkohë, është lënë i lirë drejtuesi i kamionit Isa Ishala.