Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier – Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Audi’ me një mjet tjetër tip ‘Toyota’, mbetën të vdekur në vend të katër personat që ndodheshin në këtë të fundit.
Mësohet se personi që drejtonte mjetin luksoz ‘Audi’ që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër anëtarët e së njëjtës familje, është identifikuar si Igli Madani, 22 vjeç.
Ky i fundit, së bashku me dy shokët e tij, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj, gjendeshin në automjetin luksoz, i cili si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe, ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht makinën tjetër, më pas ka goditur një shtyllë të tensionit të lartë dhe ka përfunduar në kanalin anës autostradës




