Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimin për tragjedinë e ndodhur sot në Maqedoninë e Veriut, ku përplas një autobus dhe humbën jetën 10 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik.”


