• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI I RENDE NE KOSOVE/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI I RENDE NE KOSOVE/ Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën (FOTO)

29 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dy personat të cilët humbën jetën dje në një aksident trafiku, i cili ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ishin nga Lipjani.
Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi, përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Azemi me rastin e vdekjes.

Po ashtu, kryesuesi Azemi ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër nga ora 13:00 në fshatin Babush i Muhaxherëve.

Postimi i plotë i Daut Azemit:

Varrimi i dy bashkëvendasëve dhe kusherinjëve tanë Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi të cilët humben jetën tragjikisht në aksident trafiku, ju njoftojmë se do të bëhet ditën e Mërkurë më 30.05.2018 në kohën e namazit të drekës (13:00) në fshatin Babush i Muhaxherëve.Zoti i mëshiroft. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve dhe të gjithëve që i njohën këta dy djem tu urtë, të sjellshëm dhe familjar të mrekullueshëm.
Ndërsa Policia Kosovës përmes një raporti ka njoftuar se me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML.

Magj. Prishtinë-Ferizaj, Fsh. Llugagji, Lipjan 28.05.2018-14:20. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një autobusi të udhëtareve me tri veturave si dhe një automjeti të parkuar, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy persona, një vozitës dhe një pasagjer meshkuj K/Shqiptarë. Gjithashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. të cilat janë hospitalizuar në QKUK-ë. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML, kurse vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet, njofton Policia Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E burgosur dhe e dhunuar për 10 vjet, historia e pabesueshme e shqiptares në Itali
Previous article DITËLINDJET E 29 MAJ/ KUSH FESTON SOT NGA RILEY KEOUGH, E DERI TE…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT