• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI I RËNDË NË GRAMSH/ Flasin infermierët: Grisëm perdet e minibusit për të nxjerrë nga humnera të plagosurit
Home
Breaking News

AKSIDENTI I RËNDË NË GRAMSH/ Flasin infermierët: Grisëm perdet e minibusit për të nxjerrë nga humnera të plagosurit

10 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bardha Bengu dhe Ylli Zela ishin dy prej infermierëve të parë që i shkuan në ndihmë të plagosurve, nga rrëzimi i minibusit në greminë aksin në aksin rrugor Gramsh-Kërpiçë.

Ata tregojnë se terreni ishte mjaft i vështirë dhe për të nxjerrë nga gremina të plagosurit përdorën mjete rrethanore, deri tek perdet e minibusit.

“Menjëherë sapo morëm njoftimin, ne direkt bëmë organizimin e punës dhe filluam dhe nisëm ambulancat bashkë me stafin që ishin këtu në moment. Duke njoftuar njëri-tjetrin vazhduam, vajtëm në vendngjarje, shikojmë njerëzit të përhapur në rrëkerat e rripave, fillimisht pamë të dëmtuarit kush ishte më rëndë, dhamë ndihmën e parë atje në vendin e ngjarjes. Pastaj me mjete rrethanore, çfarë mund të kishim atje, bluza, batanije që mund të na sillnin, edhe perdet e autobusit kemi grisur dhe i kemi lidhur që i kemi transportuar dhe i kemi nxjerrë nga ajo humnerë, që i çuam lart nga ajo greminë sepse barela nuk na bënte punë, sepse ishte shumë e vështirë. E kishim barrelën, po nuk bënte punë për shkak të terrenit të vështirë me shkurre dhe terren i thepisur”.

Infermierët tregojnë më tej se transportimin e të plagosurve e bënë me ndihmën e banorëve të zonës, duke i nxjerrë në rrugën kryesore ku i priste ambulanca.

Nga aksidenti i kësaj të shtune humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami, ndërsa të plagosur mbetën 10 persona të tjerë, mes tyre vëllai 25 vjeçar i viktimës, ashtu sikurse edhe shoferi i automjetit. Të gjithë të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 4 prej tyre mësohet se janë në gjendje më të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELHAIDA DANI RIKTHEHET NË SHQIPËRI/ Ja ku po pushon këngëtarja (FOTO)
Previous article PLAZHET/ Al Jazeera: Si u dashuruan serbët përmes Kosovës me Shqipërinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT