Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ku treni ka përplasur një automjet (makinë) me pasagjerë, destinacioni i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga Policia e Shtetit.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Përroi i Agait” në Golem, ndërsa ambulanca dhe Policia janë në vendngjarje ku po mbledhin prova për aksidentin.
Reporterët në vendngjarje tregojnë se treni e ka shtyrë makinën rreth 100 metra më tutje, duke plagosur lehtë pasagjerët që kanë qenë në brendësi të automjetit.
Shkak kryesor është bërë kalimi i makinës në shina, ndërkohë që ka qenë radha e trenit për të kaluar.
Policia ka reaguar gjithashtu duke sqaruar se automjeti me të cilin është përplasur treni është një makinë tip “Volvo” dhe jo një autobuz.



