• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI I RËNDË NË KANIONET E SKRAPARIT/ Makina bie në humnerë. Me urgjencë drejt spitalit të Beratit, i mbijetuari
Home
Ekskluzive

AKSIDENTI I RËNDË NË KANIONET E SKRAPARIT/ Makina bie në humnerë. Me urgjencë drejt spitalit të Beratit, i mbijetuari

18 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, i mbijetuari i aksidentit të tmerrshëm automobilistik në Kanionet e Osumit, për tiu dhënë ndihma e parë e specializuar mjekësore.

*

Alban Faik Asanllari quhet personi që u përfshi në një aksident të rëndë, shkaqet e të cilit janë duke u hetuar nga ekspertët e policisë rrugore. Pas dhënies së alarmit, një grup shpëtimi ka bërë të mundur që ta nxjerrë atë nga makina. Burimet e Alpenews.al thanë se ai ishte koshient në momentin e shpëtimit dhe kishte reaguar pozitivisht.

Pasi e kanë vendosur mbi një barelë, i plagosuri qëndroi disa kohë në zallin e lumit, në pritje të ardhjes së trupave të specializuara për ta nxjerrë prej aty e për ta dërguar me urgjencë për ndihmë të specializuar mjekësore.

*

Bashkia Skrapar kërkoi e para ndihmën urgjente përmes kryebashkiakut Adriatik Mema per te shpetuar personin e mbijetuar nga askidenti automobilistik që ndodhin në vendin e quajtur Ura e Blezenckës, e cila ndodhet 7 kilometra larg nga qyteti i Çorovodës.

Ngjarja ndodhi në një zonë me terren të vështirë, dhe në të u përfshi nje makine me targa te Sarandes.

Kanionet në Lumin Osum, të njohura ndryshe si Kanionet e Skraparit, janë kanionet lumore më të mëdha të Shqipërisë dhe terreni në raste aksidentesh, është shumë i vështirë për realizimin me sukses të operacioneve të kërkim shpëtimit.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta trajneri i atletikës shqiptare, nuk e mposhti dot sëmundjen e rëndë (FOTO)
Previous article "ISHTE NJË LUFTË PËR MBIJETESË/ Shpëtimtarët e regjisorit Roman Polanski

Delo.autor

Postime të ngjashme

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg Aktualitet

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë Aktualitet

KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT