Nje aksident i rende ka ndodhur diten e sotme ne aksin Ure-Vajgurore-Berat ku nje automjet ka perplasur nje kembesor ne afersi te fshatit Morave.
I aksidentuar ka mbetur nje 55 vjeçar, banues po ne fshatin Moravë i cili eshte derguar menjehere ne spital por ka nderruar jete pasi nuk ka mundur tju mbijetonte plageve te renda.
Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Moravë në Berat.
Sipas një njoftimi nga polcia mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 minuta, ku shtetasi N.S. banues në Kuçovë ka aksidentuar këmbësorin A.P. 55 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjajres.


