Të paktën 24 fëmijë teksa po shkonin për në shkollë dhe një punonjës shëndetësor janë mbytur kur varka e tyre u mbyt në Sudanin verior. Më shumë se 40 fëmijë ishin në varkë, motori i të cilit u prish gjatë një rrymë të forte, pasi kaloi një zonë të përmbytur 2.5km (1.6m) pranë lumit Nil.
“Fëmijët ishin nga mosha shtatë deri në 16 vjeç. Gjatë momentit të rrymës filluan të frikësoheshin, u përkulën në njërën anë dhe varka u përmbys”, tha drejtori i shkollës për BBC-së.
Vetëm 2 trupa janë gjetur deri tani.
Ab el-Khayr Adam Yunis, drejtor i shkollës së mesme Kenba, tha se nxënësit zakonisht shkojnë në shkollë në këmbë, por kanë përdorur një varkë javën e kaluar për shkak të përmbytjeve pas shiut të madh.
“Ata që vdiqën ishin kryesisht vajza,” tha ai për BBC.
“Një familje ka humbur pesë vajza dhe tre familje kanë humbur nga dy fëmijë secila, e ndërsa dhe dy familje kanë humbur nga tre fëmijë secila”.
Rrjeti telefonik u rrëzua për shkak të shirave, duke e bërë të vështirë për drejtorin që të raportojë aksidentin.
Banorët e zonës janë kryesisht nga fisi Manaseer. Ata kanë ngritur shqetësime për përmbytjet e tokës së tyre për shkak të ndërtimit të një dige, raporton BBC.
Sezoni veror i Sudanit zgjat nga qershori deri në fund të tetorit.
/AlpeNews.al