Pas aksidentit të pasdites së djeshme të Dukës së Edinburgut, policia po heton rolin e tij në përplasjen që pati me një makinë tjetër.
Ashtu siç u njoftua edhe dje Duka është në gjendje të mirë dhe pa lëndime nga aksidenti, madje ai edhe pse i tronditur ishte në gjendje të dilte nga makina e tij e re “LAND ROVER FREELANDER“ i blinduar dhe të pyeste njerëzit e veturës tjetër në qoft se ata ishin mirë.
Duka do të monitorohet nga mjekët në 48 orët e ardhshme për shenja tronditje apo lëndime të brendshme. Nga informacioni që është njoftuar për shtyp në veturën tjetër ndodheshin dy gra, të cilat u gjenden në pjesën e parë të makinës, njëra prej të cilave kishte edhe një foshnjë 9 muajsh , që fatmirësisht nuk ishte lënduar dhe në pjesën e pasme ndodhej një djalë ndërkohë që njëra nga gratë ka thyer njërin krah. Normalisht që ato janë shumë të tronditura nga aksidenti.
Aksidenti i princ Fillip bëhet shkak për të hedhur dyshime në disa çështje të rëndësishme siç është siguaria e Dukës duke qenë se në makinë nuk ndodhej asnjë nga trupojat mbretërore me të, por në qoftë se analizojmë më thellë kuptojmë që ata po e ndiqnin nga mbrapa.
Barrister Roy Warne nxorri Prince Philip, 97 vjeç, nga rrënojat e”LAND ROVER” e tij në përplasjen pranë Sandringham Estate në Norfolk. Sipas ekspertit mbretëror Ingrid Seward mbretëresha ishte shumë e mërzitur për këtë ngjarje , duke shtuar se edhe princ Çarlsi ishte shprehur së fundmi se nuk ishte i gëzuar që babai i tij ishte i vendosur të mbante makinën edhe pse ishte në të nëntëdhjetat e tij.
A mund të dënohet princi Filip nga policia ?
Eksperti i policisë shprehet se Duka maksimumi mund të dënohet për drejtim pa kujdes dhe pa vëmendjen e duhur , të njohura ndryshe si ngjarje të pakujdesshme.






