Pamjet e frikshme vijnë nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Levan-Fier, ku dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Është siguruar video nga momenti pas aksidentit, ku shihen dy mjetet tip ‘Benz’ me targa TR 8256S dhe GJ 5956A.
Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve.
Po ashtu mësohet se drejtuesi i mjetit TR 8256S ka mbetur i plagosur, ndërsa është nisur drejt Tiranës. Aksidenti, përveç dëmeve të mëdha materiale solli edhe bllokim të trafikut.





