Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin e Laçit.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip ‘Audi’ dhe një ‘BMW X6’, dhe për pasojë janë plagosur disa maturantë.
Në mjetin tip veturë ishin duke udhëtuar tre të rinj nxënës, të cilët pas mbarimit të festës së mbrëmjes së maturës, janë nisur për në shtëpitë e tyre.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por nga përplasja është plagosur një vajzë, e cila aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur nè vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.


