Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Teksa drejtonte kamionin tip “Benz”, shtetasi Festim Toska, 43 vjeç, banues në Roskovec, ka aksidentuar 48-vjeçarin Etmond Dine.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Zharrëz. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier 43-vjeçarin Toska.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


