• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI FATAL ME DY VIKTIMA NË KAMËZ/ Dëshmia: Jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar me…
Home
Breaking News

AKSIDENTI FATAL ME DY VIKTIMA NË KAMËZ/ Dëshmia: Jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar me…

9 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aksidenti tragjik, që ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë Urës së Institutit, është parë nga dhjetëra dëshmitarë, kalimtarë, por edhe drejtues mjetesh. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan kur panë makinën që mori para nënën me dy fëmijë, ndërsa vajza e vogël u vdiq para syve pa mundur t’i bënin dot asgjë.

Dëshmitarët tregojnë se shoferja, që drejtonte mjetin dhe shkaktoi aksidentin, nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe, por pas përplasjes, ajo në vend që të frenonte i dha gaz më shumë mjetit, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.

Sipas dëshmitarëve, edhe pas përplasjes së automjetit “Mercedez Benz”, ka vazhduar rrugën dhe ka ndaluar vetëm pasi është përplasur me mjetet e tjera. Një furgon me targë AA 412 ET dhe një tjetër me targë TR 3750 J. Shoferi i njërit prej furgonëve, i cili ishte ndaluar dje në vendin e ngjarjes, për të dhënë dëshminë e tij për Policinë, tregoi se si e kishte parë vajzën e vogël të vdekur.

“Po vija nga ura e Institutit dhe pashë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt, makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam, me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës sonë. Ishin pamje të tmerrshme”, shprehet ai.

DESHMITE

“Në rast se nuk do e ndalonin makinat me të cilat u përplas, aksidenti do ishte edhe më i tmerrshëm. Do kishte shkaktuar një tragjedi të madhe. Me vjen shumë keq, jam e tmerruar nga ajo që pashë. Nëna ishte në trotuar bashkë me vajzat kur makina i përplasi të tria”, tregon një dëshmitar që ndodhej fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Në fakt, kështu ka rezultuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa vetë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, ende nuk ka mundur të tregojë versionin e saj për ngjarjen, pasi ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Dëshmitarët e tjerë treguan se kanë shkuar t’i vinin në ndihmë të plagosurve, por kanë parë se djali me biçikletë nuk kishte shenja jete, po ashtu as vajza e mitur. Ndërsa kanë nxituar të lajmërojnë Policinë dhe ambulancën për të marrë të plagosurit e tjerë.

“Nxituam t’u vinim në ndihmë, por nuk kishim se çfarë të bënim. Djali me biçikletë kishte vdekur. Shkuam edhe te vajza e vogël, por pamë që edhe ajo kishte ndërruar jetë. Të gjithë nxorëm telefonat të lajmëronim Policinë dhe ambulancën. Erdhën shumë shpejt, por nuk kishin as ata çfarë të bënim më, gjithçka kishte mbaruar”, shprehen dëshmitarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ INTER-KEITA: Mungojnë vetëm pak DETAJE nga firma PËRFUNDIMTARE
Previous article E akuzoi për foton HOT që kishte me partnerin/ Aulona Musta i përgjigjet në mënyrë të çuditshme fanses (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT