Aksident fatal është regjistruar pas mesnatës në rrugën që ndan Lezhën me Shkodrën, e ekzaktësisht në fshatin Dajç. Dy të rinj, të identifikuar si Robert Ejlli (25 vjeç) dhe Gentian Toma (32 vjeç, shofer i mjetit( janë përplasur nga shpejtësia e lartë me një kamion të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar një bilanc tragjik për mëngjesin e sotëm. Policia ka dhënë njoftimin zyrtar duke bërë publik ngjarjen orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë Toma në rrjetet sociale kishte edhe fotografi me mjetin me të cilin humbi jetën në orën 2:20 pas mesnate.
/ALPENews.al



