Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Etjon Lazrin njërin nga shoferët e aksidentit tragjik në zonën e “Porcelanit” të Tiranë ku kanë mbetur të vdekur 2 persona.
Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje.
Kujtojmë se aksidenti është shkaktuar nga automjeti tip Golf i cili në përpjekje për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen’ i cili më pas përplasi fatalisht dy kalimtarët.
Për këtë aksident u arrestuan drejtuesit Edmond Murati dhe Etjon Lazri.


