Boksi shqiptar është në zi. Kjo pasi një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tsino të Kroacisë.
Si pasojë ka humbur jetën boksieri me origjinë shqiptare Valentin Kajtazi.
Mediat kroate shkruajnë se 27-vjeçari u dërguar me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pas 1 ore. Kajtazi u aksidentua nga një 64-vjeçar me makinë ndërsa boksieri shqiptar ishte me motorr.
Trajneri i tij tha:
Të gjithë jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur.”


