Aksidentet tragjike që kanë ndodhur vitin që po lëmë pas kanë qënë nga më të rendat. Majfton të përmendim atë fatalin ën Shkodër ku u shua nëj familje e tërë.
Tragjedia e familjes Preka në Velipojë do të mbahet mend gjatë si një nga aksidentet rrugore më të renda ku shkak u bë një parakalim I gabaur.
Duke pasuar me të tjerë, kujtojmë atë të Tepelenës ku vdiqën tre pjesëtarë të një familje pasi po ktheheshin nga dasma, si dhe atë të Fierit ku e reja shtatëzënë humbi jetën.
NË rubrikën e re “2018”, AlpeNews.al ju sjell si mëposhtë aksidentet rrugore që patën pasoja fatale:
18 Shkurt
Një familje shuhet nga aksidenti TRAGJIK në Shkodër
Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.
Si ndodhi aksidenti: Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.
Vijimi: Menjëherë u mësua se babai i tre fëmijëve dhe foshnja 8 muajshe mbetën të vdekur në vend. Pas tyre, edhe vajza 5 vjeçe.
Atë mbrëmje u tha se vajza e tretë (10 vjeçe), ndërroi jetë gjithashtu por më vonë sqaruan se gjendja e vajzës ështe shumë e rëndë dhe rikthimi i saj në jetë ështe thuajse i pamundur.
E mbijetuara, nëna e fëmijëve dhe bashkëshortja e Edmond Prekës permendet: Nëna sapo është përmendur ka kërkuar fëmijët. Pas disa ditesh, familjarët i tregojnë Evisa Prekes se pjesëtarët e familjes së saj nuk jetonin më. Nga goditja e menjëhershme, ajo u mbajt në trajtim mjekesor, deri në një reagim te sajin në një koment, ku shprehte se vetëm per engjejt e saj, do ia dilte të qendronte gjallë.
9 Prill
Ktheheshin nga dasma, vdesin tre persona
Në aksin Levan Tepelenë, mbetën të vdekur tre persona.
Shpejtësia e lartë dhe pakujdesia e drejtuesit kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal në afërsi të fshatit Varibop.
Të vdekur në aksident mbetën tre persona, të afërm mes tyre.
34-vjeçarja është një shtetase franceze. Me origjinë është nga qyteti Rodez i Francës, por jeton në Athinë, Greqi.
Fisnik Murataj, shtetas shqipëtar kushëriri i tij Agustin Murataj shtetas shqipëtar dhe e fejuara e Fisnik Murataj Nazia Aham shtetase franceze, përkatësisht 32, 30 dhe 34 vjeç.

8 Qershor
Aksidenti fatal në Kosovë:
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i tipit BMW është përplasur me një autobus.
Në makinen e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.
Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.
Babai i viktimës J.S, së bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident në rrugën e Duhles.
21 Gusht
Aksidenti në Fier, vdes gruaja shtatëzënë
Pamje nga aksidenti
Aksidenti i rëndë automobilistik ndodhi në aksin rrugor Fier- Levan, qe shkaktoi vdekjen e një 26-vjeçareje. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë tip “Benz” dhe një tjetër “Audi”.
Majlinda Troka, 26 vjeçe dhe shtatëzënë, mbeti e vdekur, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë mbeti vajza e saj vetëm 7 vjeçe. Kurse tre persona të tjerë, Klaudia Troka, 44 vjeç, Astrit Troka, 58 vjeç dhe Laurent Troka, 31 vjeç, morën dëmtime të lehta.
Përgatiti: AlpeNews.al










