• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET TRAGJIKE JASHTE SHQIPERISE/ Të gjitha rastet fatale, nga 15-vjeçarja që kthehej për pushime tek… (FOTO)
Home
Breaking News

AKSIDENTET TRAGJIKE JASHTE SHQIPERISE/ Të gjitha rastet fatale, nga 15-vjeçarja që kthehej për pushime tek… (FOTO)

17 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar, shqiptar i Kosovës dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur me një kamion dhe është shkatërruar komplet.

Është i pafundmë numri i aksidenteve ku janë të përfshirë shqiptarë, jashtë kufijve të Shqipërisë, I shumtë është edhe numri i personave që kanë humbur jetën.

Nga më të tmerrshmet janë shënuar në Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani dhe shumë vende të tjera. AlpeNews.al ju sjell rastet më të tmerrshe ku udhëtimet  e familjeve shqiptare jashtë vendit kanë nisur për të përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Një nga aksidentet tragjike që nuk do të shkulet asnëherë nga kujtesa është aksidenti që ndodhi në Kroaci ku automjeti i një familje shqiptare të nisur nga Londra për të ardhur në Shqipëri me pushime u përplas me një kamion. Pasojat ishin fatale.

Babai, Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur. Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.

Në makinë familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident. Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt. Vajza Ramela fatkeqësisht ndërroi jetë ndërsa plagë të rënda morën personat e tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet.

Një aksident i rëndë ku u përfshi një familje shqiptare ndodhi edhe në Zvicër ku humbi jetën kryefamiljari 42-vjeçari drejtuesi njërit prej mjeteve të aksidentuara, ndërsa u plagosën rëndë 5 persona të tjerë.

Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi, në kilometrin e katërt të rrugës rurale Horteru-Kimisis në Serres.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe.

Ndërkohë në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.

 

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëv ndodhi pas këtij të fundit në  Greqi. Viktimat e mbetur ishin shqiptarët e moshës 65 dhe 60 vjeç, Dhimitër Pambuku dhe Spiro Guri si dhe u plagos rëndë Blerina Guri, 34-vjeçe, vajza e këtij të fundit, të cilët janë përplasur nga një trajler, teksa po lëviznin me mjetin e tyre. Spiro dhe Blerina Guri po shkonin në punë në momentin që janë përplasur.

AlpeNews.al 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bashkimi Europian: Nuk ka mur në urën e Ibrit, plaini i marrëveshjes nuk lejon që...
Previous article Një SHQIPTAR fton kampionin e dyfishtë të botës në duel për titull (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT