Një aksident tragjik ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.
Aksidenti ku është përfshirë mjeti me të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e kësaj familje është shënuar në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan ndërsa Bardhok, Valentina, Florida Bibaj kanë humbur jetën ndërsa vajza tjetër Gjuljana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike.
AlpeNews.al ka qene mengjesin e sotëm në vendngjarje
Familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt fuoristrada e drejtuar nga Arlintin Alia i fejuari i njeri prej vajzave ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h.
Kjo tragjedi na kujton menjehre atë të familjes Preka në Velipojë, ku humbën jeten babai dhe tre vajzat nderkohë që mundi te shpetonte vetëm nëna e tyre.
Shkak i aksidentit asokohe u bë parakalimi i gabuar të nje automjeti tjetër ndaj “Fuoristradës” ku udhetonte Edmond Prekaj sëbashku me familjen e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al