• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET NË TROTUARE/ Nga përplasja e FRIKSHME në Fier, deri tek ai TRAGJIK në Kamëz
Home
Breaking News

AKSIDENTET NË TROTUARE/ Nga përplasja e FRIKSHME në Fier, deri tek ai TRAGJIK në Kamëz

21 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Siguria në vend është një ndër çështjet kryesore e cila po diskutohet shumë. Raste nga më tragjikët dhe më të rëndit po ndodhin shpesh, gjë e cila ka sjellë dhe panik tek njerëzit.

Megjithëse po punohet shumë për “sensibilizimin” e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit, sërisht situata vazhdon të jetë problematike. Shumë raste kanë ndodhur kur makina ka përplasur këmbësorët në trotuare, apo teksa kanë tentuar të kalonin rrugën. Aksidente të cilët kanë qenë dhe me një fund tragjik, duke sjellë dhe vdekjen e tyre.

Po cilat kanë qenë disa nga rastet e tilla?

-Aksidenti i frikshëm ditën e sotme në Fier:

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Automjeti luksoz doli nga rruga duke hypur në trotuarin e parkut qëndror të qytetit dhe ka përplasur dy gra, njërës prej të cilave i ka thyer dhe këmbën.

Situata vijoi dhe më tej kur mjeti përveç dy kalimtareve, u përplas dhe me një tjetër makinë, situatë e cila ka shkaktuar panik tek qytetarët.

-Aksidenti në mbrëmjen e 26 gushtit 2018 në Roskovec:  

Dy të rinj humbën jetën mbrëmjen e 26 gushtit në në fshatin Arapaj të Roskovecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes ku një makinë që po lëvizte me shpejtësi doli nga rruga duke përfunduar mbi trotuar, në të cilin kishin ndalur dy të rinjtë. Makina i mori përpara dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Kjo përplasje rezultoi fatale dhe dy kushërinjtë e parë, Amarildo Dogani dhe Festim Dogani 21 dhe 29 vjeç, humbën jetën në vend. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Amarildo Çalamani, pasi shkaktoi aksidentin doli nga makina dhe tentoi që të largohet, por u kapur nga policia duke u shoqëruar në komisariat.

-Aksidenti tragjik i datës 8 gusht të vitit 2018 në Kamëz:

Dy persona humbën jetën gjatë pas një aksidenti tragjik të ndodhur në periferi të kryeqytetit, në Kamëz. Një makinë e drejtuar nga Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë.

Për dy prej të cilëve, një vajzë 7 vjeçe dhe një 29 vjeçar, ka rezultuar fatal ky aksident, duke sjellë vdekjen e tyre. 7 vjeçarja ishte me nënën e saj dhe motrën, që mbetën gjithashtu të plagosura rëndë.

Ndërkohë që drejtuesja e mjetit u vendos në pranga.

-Aksidenti i datës 27 dhjetor të vitit 2017 në kryeqytet:

Dy këmbësore teksa tentuan të kalonin rrugën janë përplasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi në zonën e “Brrylit” gjatë mesditës. Të plagosurat u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Aksidenti ndodhi pasi automjeti tip “Benz” ka frenuar, e ndërkohë që një makinë tjetër tip “Peugeot” për të shmangur përplasjen, ka dalë në trotuar duke përplasur dy gratë.

-Aksidenti i datës 17 korrik të vitit 2017:

Një aksident ndodhi pranë zonës së “Zogut të Zi” në kryeqytet. Saktësisht një makinë humbi kontrollin e mjetit tek kryqëzimi i “Don Boskos”, duke përfunduar në trotuar dhe duke përplasur një kalimtar.

Për fatin e mirë, ky aksident nuk rezultoi me pasoja të rënda.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GLADIATORI ITALIAN/ Marchisio: Nuk do ta bëj kurrë këtë, IBRA s’është më i miri
Previous article PASIONET E DYFISHTA TË VIPAVE/ Nga Zaimina Vasjari tek Blendi Fevziu. Çfarë pëlqejnë më shumë të bëjnë

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT