• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTET/ Eksperti për sigurinë rrugore: Emigrantët bien pre e shoferëve të papërgjegjshëm në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTET/ Eksperti për sigurinë rrugore: Emigrantët bien pre e shoferëve të papërgjegjshëm në Shqipëri

25 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti për sigurinë rrugore, Islam Qibini duke folur për aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë me katër të vdekur, tha se “emigrantët bien pre e veprimeve të papërgjegjshme në rrugë, sidomos shoferëve të moshave të reja që janë kthyer në problematikë”.

Eksperti bën apel që Policia Rrugore të nisë një fushatë sensibilizimi për t’i njohur emigrantët me infrastrukturën rrugore pasi ajo është e ndryshme nga vendet ku ata jetojnë si dhe me problematika të tjera.

Gjithashtu z. Qibini theksoi se “Drejtoria e Transportit duhet të bëjë kujdes pasi më shpejt lëshohet një leje drejtimi se sa një pasaportë”. Sipas tij, duhen forcuar kriteret pasi aktualisht ka rreth 115 autoshkolla në Tiranë ku personat që pajisjen me leje drejtimi nuk kanë aftësitë e duhura.

Ai cilësoi si drejtues problematikë të rinjtë që nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe tha se për këtë nevojitet krijimi i një regjistri të dhënash.

“Drejtuesi i automjetit që ka bërë një veprim të papërgjegjshëm në këtë aksident nuk është rasti i parë që udhëton me shpejtësi tej normave të shpejtësisë. Policia Rrugore duhet të ketë një databazë për këta drejtues, sidomos për të rinjtë, në mënyrë që t’i ketë në kontroll”, tha euronews albania.

Eksperti thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore duhet të bëjë një analizë të thellë për aksidentet rrugore. Ai foli gjithashtu për mungesë të sinjalistikës rrugore, infrastrukturë të dobët si dhe mungesë të mjeteve në dispozicion të Policisë Rrugore.

“Nga informacioni që kam Policia Rrugore nuk është e pajisur me mjete te duhura. Nuk kanë aparate drager për matjen e alkoolit dhe radarë. Numri i radarëve dhe dragerave është shumë i kufizuar dhe shumë prej tyre kanë dalë jashtë përdorimi dhe ende nuk është bërë tenderi”, përfundoi z. Qibini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLORË/ Rama inspekton punimet në zonën e Kumes: Brenda vitit vepra do të dalë në dritë
Previous article "JANË HAKMARRËS..."/ Përfundimisht, këto dy shenja të Horoskopit tradhtohen më shumë

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT