• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT TRAGJIK/ Shqiptari në Itali ndërron jetë në tentativë për t’i shpëtuar policisë, makina ndahet në dysh
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT TRAGJIK/ Shqiptari në Itali ndërron jetë në tentativë për t’i shpëtuar policisë, makina ndahet në dysh

15 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident fatal ka ndodhur sot Itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave italiane, viktima është Kevin Anghel, teksa aksidenti ka ndodhur në Treviso. Dyshohet se i riu humbi kontrollin e makinës ndërsa përpiqej t’i shmangej një patrulle karabinierësh. Raportohet se ai përshpejtoi menjëherë sapo vuri re pikën e kontrollit të karabinierëve.

Edhe pse forcat e rendit nuk e ndoqën drejtpërdrejt, duke qenë se e njihnin dhe raportuan automjetin në qendrën operative, aksidenti ndodhi pak minuta më vonë. Makina rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas me dy pemë anës rrugës, duke u ndarë në dy pjesë nga forca e përplasjes.

Copa të automjetit u shpërndanë në një perimetër të gjerë dhe një pjesë goditi edhe një furgon që po kalonte aty pranë. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe Kevini ishte ende gjallë, por i bllokuar në rrënoja. Fatkeqësisht, 23-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Oderzos, për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, karabinierët gjetën disa blloqe kanabisi të shpërndara në asfalt, të cilat besohet se ishin brenda makinës dhe u hodhën jashtë pas përplasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARMIKU I JASHTËM"/ Ekspozita me karikatura të 'Hosteni'-t! Bashkim Shehu: Mendësia e komunizmit ekziston edhe sot
Previous article E PËSON KEQ/ Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet 55-vjeçari (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT