Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një 76-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se i moshuari Vlash Sokoli është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.