Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu është parë sonte në ambientet e spitalit të Traumës, ku po marrin mjekim 12 pasagjerët që mbetën të plagosur pas përmbysjes së autobusit të linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë.
Dy nga të lënduarit janë të mitur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.


