Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Durrës, ku mësohet se ka humbur jetën një person.
Dy makina, tip “Panda” dhe “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën në Kashar, duke gjetur vdekjen njëri nga shoferët.
Si pasojë e aksidentit, është krijuar një trafik i rënduar, me radhë të makinave që shkon deri në 10 km, për pasojë lëvizja është devijuar në rrugën dytësore.


