Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Riviera Berica, në Itali.
Një shqiptar 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e një përplasje të fortë mes dy makinave.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Golf’ kur është përplasur keq nga një fuoristradë ‘Benz’ që drejtohej nga një biznesmen i zonës.
Fatkeqësisht shqiptari ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi i ‘Benz-it’ është në gjendje koma.