Një shqiptar ka humbjur jetën në Itali, pais është përfshirë në një aksident.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Monopolit, në provincën e Barit.
Shqiptari i moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mësohet se ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij kur është përplasur nga një makinë.
Përplasja ka qenë e fortë, dhe ka i ka marrë jetën të moshuarit shqiptar.


