• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën teksa udhëtonin me makinë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën teksa udhëtonin me makinë (EMRAT)

9 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë. Aksidenti fatal u regjistrua në rrugën “Val Brembana”, pranë zonës së Stezzano-s. Nga përplasja e fortë mes një automjeti tip Mercedes dhe një furgoni Citroen Berlingo, humbën jetën tre persona, mes tyre dhe dy të rinjtë shqiptarë.

Viktimat janë identifikuar si Klinton Sala (23 vjeç) me banim në Melzo të Milanos, i cili drejtonte Mercedes-in që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana (21 vjeç) nga Lodi. Të dy ishin miq dhe udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet.

Viktima e tretë është Oscar Angioletti (62 vjeç) me origjinë nga Bergamo, i cili ndodhej në furgonin “Citroen Berlingo” bashkë me vëllain e tij 64-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital.
Sipas të dhënave paraprake të hetimeve të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një mjet tjetër, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur kokë më kokë me furgonin.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore, ndërsa segmenti i rrugës ku ndodhi përplasja u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve dhe pastrimit të mbetjeve të aksidentit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET PROCESI I VOTIMIT NË 5 BASHKITË/ Kutitë drejt qendrave të numërimit, sa ishte pjesëmarrja totale e votuesve
Previous article EDHE 1 ORË NGA MYLLJA E PROCESIT TË VOTIMIT/ Klevis Kaso apel qytetarëve: Vota një e drejtë legjitime, ju takon juve të vendosni për të ardhmen e Vlorës

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT