Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.
Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e fshatit Sovjan. Drejtuesi i motorit është përplasur me bordurën e rrugës. Fill pas ngjarjes është ai transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.



