Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme afërsi të mbikalimit të Rinasit.
2 makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 2 pasagjerët.
Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore nga mjekët.
“Me datë 19.08.2020, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E.S me mjetin me drejtues shtetasin S.K. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


