Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure, në qendër të Tiranës.
Një makinë është përplasur me kangjellat në trotuar dhe me pemën, te kryqëzimi i RTSH-së.
Report Tv sjell pamjet, ku shihet se makina ka marrë dëmtime të mëdha, e ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar si edhe rrethanat e aksidentit.


