Një aksident ka ndodhur gjatë natës në zonën e “Selvies” në Tiranë. Siç duket edhe në këto foto ekskluzive të siguruara nga Panorama.al një automjet luksoz i zi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një dyqan.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Aksidenti është parë edhe nga disa banorë të zonës.
Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.




