Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Bëhet me dije se një makinë me drejtues shtetasin A.T., ka aksidentuar një person, i cili po lëvizte me motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.


