Ditën e djeshme në Tiranë një 33 vjeçar me motor ka aksidentuar të moshuarin 77 vjeç i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, ka aksidentuar këmbësorin Xh.K., vjeç 77, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa A.B., jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


