Dy persona janë plagosur ditën e sotme në Maliq, si pasojë e një aksident.
Sipas policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin kujdesinë duhur. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidneti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.