Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit.
Një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim.
Për pasojë është lënduar në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë.


