Një aksident rrugor është shënuar orët e para të mëngjesit në aksin Librazhd-Prrenjas në Pishkash.
Bëhet me dije se një maune me targa serbe NP-100 KX, ka shmangur përplasjen me me një furgon me targa maqedonase LI-31IG në kthesën e Pishkashit. Si pasojë maunia është përmbysur në anën tjetër të rrugës.
Mësohet se të dy drejtuesit e automjeteve janë në spital, jashtë rrezikur për jetën.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





