Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ndodhi në Mërqi të Lezhës, ku një motor humbi kontrollin duke dalë nga rrugë, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet endja gjendja shëndetësore e tij. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.


