Një aksident automoblistik ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Korçës.
Në videon e siguruar shihet se një makinë është përplasur fuqishëm me pemën në cep të rrugës, për pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi,D.L, i cili është transportuar për në spital.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa pema është shkulur nga vendi, ndërsa mjeti ka dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.


